KreuCelebrity

Pas tre vajzave, i vdiq djali sapo lindi- Reperi shqiptar i dërrmuar: “Askush nuk duhet të përjetojë këtë lloj dhimbjeje”!

Pas tre vajzave, i vdiq djali sapo lindi- Reperi shqiptar i dërrmuar:

Reperi shqiptar Marin ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin më të dhimbshëm të jetës: humbjen e djalit të porsalindur.

Në një postim prekës në rrjetet sociale, ai tregoi se dita që duhej të ishte një bekim dhe gëzim i madh për familjen e tij, u shndërrua në një tragjedi të pashpjegueshme:

“Ky duhet të ishte një njoftim për lindjen e bebit, por fatkeqësisht nuk është. Ne humbëm djalin tonë të çmuar të mërkurën në mëngjes. Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin ta mbajmë një në krahët tanë.

Jemi tmerrësisht të pikëlluar dhe me zemër të thyer, askush nuk duhet të ndiejë këtë lloj dhimbjeje. Ditët kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe po i marrim gjërat ditë pas dite, duke u përpjekur të ecim përpara sa më mirë që mundemi.

Duam të falënderojmë të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë gjatë kësaj kohe. Derisa të të shohim sërish, Engjëlli ynë, do të na mungosh çdo ditë!

Për qenien më të fortë dhe gruan më të mirë që ka ekzistuar ndonjëherë, Alba: ne nuk ndalemi kurrë, sepse jemi të bekuar nga Zoti!”

Marin shtoi se ditët e fundit kanë qenë tepër të rënda për familjen e tij, por po gjejnë forcë tek dashuria për njëri-tjetrin dhe tek mbështetja e miqve e njerëzve të afërt. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për të gjithë ata që u bënë krah në këtë periudhë dramatike.