Nëna e re, Nykia Hamilton, e cila u cilësua si punonjësja më e mirë e Amerikës për faktin se për 12 orë rresht, drejtoi e vetme një restorant të tërë Burger King, është pushuar nga puna. Hamilton, 25 vjeç, nga West Columbia, Karolina e Jugut, u bë virale muajin e kaluar pasi një klient postoi një video të nxitimit të saj për të përgatitur çdo porosi në Burger King në Broad River Road teksa ishte e vetme në turn, dhe një radhë e gjatë klientësh u formua ngadalë.
Por tani, Hamilton ka humbur punën e saj për 'çështje të frekuentimit', për të cilat ajo pretendon se burojnë nga kujdesi për fëmijët e saj. “Bruh [Burger King] më pushoi nga puna sepse u vonova për shkak të fëmijëve të mi”, tha 25 vjecarja ndërsa lotët i rrokulliseshin në fytyrë.
“Fëmijët e mi janë të parët”, vazhdoi ajo, duke argumentuar se puna nuk i krijon asaj mundësinë për të paguar një dado. Hamilton shtoi se është në depresion.
Shumë ndjekës kanë dalë në mbrojtje të saj. 'Turp. Pagat e ulëta, klientët janë të rrezikshëm dhe nuk tregojnë respekt– më vjen keq për të.' “Kjo është një punëtore që meriton një RRITJE”, ka shkruar një tjetër. 'Ajo nuk e mbylli derën dhe nuk doli! Ajo ka nevojë për atë punë!''Kjo është një botë kaq e trishtuar në të cilën jetojmë.' “Ajo ka nevojë për një kavanoz plot me bakshishe. 'Kjo është e padrejtë ndaj saj. Ajo nuk duhet të ishte lënë të drejtonte vetëm një restorant të tërë, dhe tani trajtohet kështu”, ishin disa nga komentet.


