KreuCelebrity

Diamant gjigand, por unaza e fejesës së Georgina-s e paska një të metë…

Diamant gjigand, por unaza e fejesës së Georgina-s e paska një

Sipas ekspertes së bizhuterive, Juana García Sánchez, unaza që Cristiano Ronaldo i ka dhuruar Georgina Rodríguez nuk konsiderohet një unazë tipike fejese, por më tepër një “unazë kokteji”.

Ekspertja sqaron se arsyeja që ky aksesor nuk hyn tek unazat e fejesës është thjeshtë: përmasat.
“Unaza e Georginës është shumë e madhe dhe e rëndë. Ky gur, rreth 40 karat, është më i përshtatshëm për një gjerdan sesa për një unazë. Kufizon lëvizjen e gishtave dhe është e pakëndshme për t’u mbajtur çdo ditë. Vetëm vendosja është perfekte, por pjesa tjetër nuk përputhet me atë që simbolizon një unazë fejese,” shpjegon García Sánchez.

Çfarë është një unazë kokteji?
Ky lloj unaze daton që nga vitet 1920, gjatë periudhës së Prohibicionit në SHBA, kur gratë nisën t’i përdornin si një formë shprehjeje të pavarësisë dhe stilit personal. Ato janë të mëdha, tërheqëse për syrin dhe të dizajnuara për raste të veçanta apo festa, jo për përdorim të përditshëm.

Si duhet të jetë një unazë fejese?
Një unazë fejese, sipas traditës, duhet të jetë prej ari të verdhë ose të bardhë, e thjeshtë, elegante dhe mbi të gjitha e rehatshme, pasi pritet të mbahet çdo ditë si simbol i dashurisë dhe besnikërisë.