KreuCelebrity

U arrestua për dhunim personi, Gjykata jep vendimin për Meritonin!

U arrestua për dhunim personi, Gjykata jep vendimin për Meritonin!

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Meriton Mjekiqi, u arrestua muajin e kaluar së bashku me të vëllanë e tij, Rinorin, pas një përleshjeje fizike që la një person me lëndime të rënda trupore.

Pas një periudhe të tensionuar, sot Mjekiqi ka dalë për herë të parë publikisht pas lirimit nga burgu. Përmes një postimi në InstaStory, ai i kërkon opinionit publik, miqve dhe familjarëve të jenë të informuar mbi vendimin e gjykatës.

Me respekt, dua të njoftoj se jam liruar nga masa e arrestit ku ndodheshin. Falënderoj avokatët për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë gjithë kësaj periudhe. Faleminderit të gjithëve për durimin, mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj,” shkruan Mjekiqi, duke shprehur mirënjohjen për mbështetësit e tij.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut, duke u bërë temë diskutimesh. Tani, Mjekiqi, i njohur për karrierën e tij në televizion, përballet me pasojat e këtij incidenti, që mund të ndikojnë në imazhin e tij publik.

U arrestua për dhunim personi, Gjykata jep vendimin për Meritonin!