KreuCelebrity

Fifi ironizon Eglin, thellohet sherri: Po funksionoka ky sistemi i adresave false!

Fifi ironizon Eglin, thellohet sherri: Po funksionoka ky sistemi i adresave

Rrjetet sociale shpërthyen se fundi me lajmin se marrëdhënia mes këngëtareve të njohura Fifi dhe Egli Tako ka marrë fund. Dyshja, të cilat shiheshin si mikesha dhe filluan bashkëpunimin në muzikë, bënë një veprim që nuk kaloi pa u vënë re nga fansat: ato hoqën njëra-tjetrën nga lista e ndjekësve në Instagram.

Kjo lëvizje ka hapur menjëherë debat dhe kureshtje në rrjetet sociale, me fansa që pyesin se çfarë ka ndodhur mes dyshes së famshme.

Vetëm disa orë pas këtij lajmi, ishte Fifi ajo që reagoi përmes një postimi në InstaStory, i cili ishte ironi e pastër ndaj Eglit:

Fifi ironizon Eglin, thellohet sherri: Po funksionoka ky sistemi i adresave


“E kam n’plan me i qel nja 18 Instagram FifiLove2393, Fififan, Fifinanushi etj. etj., e me i komentu vetes ka t’sillna. A e dini që po funksionojke qiky sistem more?”