Edhe pse u përfol gjatë se do të firmoste një kontratë me TV Klan, Arbana Osmani duket se nuk do të rikthehet në ekranin e madh as këtë sezon. Moderatorja ka zgjedhur të vazhdojë me projektet e saj në kanalin e YouTube, ku pritet të sjellë një format të ngjashëm me spektaklin e dikurshëm “Dua të të bëj të lumtur”, i fokusuar te historitë njerëzore.
Në ndërkohë, burime jozyrtare flasin se Arbana është në tratativa për të moderuar Festivalin e 64-të në RTSH, ku përballë saj si rivale për drejtimin e festivalit përmendet edhe emri i Luanës Vjollca.
Përsa i përket formatit që solli vitin e kaluar, “Mirëmbrëma yje”, Osmani duket se do ta vazhdojë sërish në platformën e saj online, duke forcuar praninë në rrjete digjitale.
Mesa duket, rikthimi i Arbanës në një ekran tjetër televiziv mbetet i vështirë, pasi sic shkruan pamfleti.net, kontrata e shumëpërfolur me Klan nuk u firmos kurrë.

