KreuCelebrity

E motra e futi në kurth? E mbyllën në spitalin psikiatrik, reagon këngëtari i njohur grek, Giorgos Mazonakis!

 

Këngëtari i njohur grek, Giorgos Mazonakis, ka reaguar për herë të parë publikisht pas shtrimit të shumëpërfolur në spitalin psikiatrik Dromokaiteio, duke mohuar kategorikisht çdo pretendim për probleme të shëndetit mendor. Ai e ka cilësuar të padrejtë dhe të pajustifikuar të gjithë procesin që është ndjekur ndaj tij.

Përmes një deklarate të bërë nga avokati i tij për televizionin STAR, Mazonakis theksoi:

“Shtrimi im i përkohshëm në Dromokaiteio është bërë në mungesën time dhe pa pëlqimin tim. Nuk vuaj nga asnjë sëmundje mendore që kërkon trajtim psikiatrik apo që mund të më bëjë të rrezikshëm për veten ose për të tjerët. Pas kësaj situate fshihet një veprim i ulët dhe i dënueshëm.”

Artisti gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Ju falënderoj nga zemra të gjithëve, fansa, bashkëpunëtorë, miq, sipërmarrësit e ‘Fever’, për mbështetjen dhe dashurinë që po më tregoni në këtë moment të vështirë personal. Ndihem thellësisht mirënjohës dhe ju premtoj se do të jem sërish me ju shumë shpejt.”

Ky reagim erdhi në mesin e shumë spekulimeve në media, ndërsa këngëtari shfaqet i vendosur ta përballojë publikisht këtë që e cilëson si një padrejtësi.

Deklarata e familjes: “Na intereson vetëm jeta dhe siguria e Giorgos, çdo gjë tjetër nuk na prek”

Ndërkohë, një ditë më parë, edhe familja e Giorgos Mazonakis reagoi përmes avokatëve të saj, duke theksuar se prioritet i tyre absolut është shëndeti dhe siguria e këngëtarit. Sipas deklaratës së shpërndarë nga zyra ligjore “Vlassis & Associates”, familja bën të qartë se nuk është e interesuar për deklaratat apo komentet e palëve të treta, derisa të kalojë rreziku për jetën e tij.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

“Për ne, familjen e Giorgos, vlerë kanë shëndeti, siguria dhe jeta e tij. Gjithçka tjetër nuk na intereson, nuk na prek, nuk i afrohemi dhe sigurisht nuk mund të jetë fushë për polemika. Kur të zhduket rreziku për jetën e tij, çdo palë e tretë mund të bëjë deklarata, të shprehë qëndrime dhe të mbështesë gjithçka që mendon se do ta bëjë atë më të afërt dhe më të dashur për publikun.”

Avokat:
Spyros Vlassis
VLASSIS & ASSOCIATES LAW FIRM