KreuCelebrity

Donald Trump i dorëzoi Putinit një letër personale nga Melania, çfarë ishte shkruar në të?

 

Gjatë samitit të zhvilluar së fundmi, ish-presidenti amerikan Donald Trump i ka dorëzuar personalisht një letër presidentit rus Vladimir Putin, e cila ishte shkruar nga bashkëshortja e tij, Melania Trump, raportoi agjencia Reuters, duke cituar dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas burimeve, letra kishte përmbajtje personale dhe trajtonte çështjen e gjendjes së fëmijëve në Ukrainë dhe Rusi, me theks të veçantë tek ata që janë rrëmbyer gjatë konfliktit. Megjithatë, përmbajtja e saktë e letrës nuk është bërë publike.

Zonja e Parë, e cila është me origjinë sllovene, nuk ishte pjesë e udhëtimit në Alaskë ku u mbajt takimi mes Trump dhe Putinit.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për rrëmbimin e dhjetëra mijëra fëmijëve dhe zhvendosjen e tyre në territorin rus ose në zonat e pushtuara, pa pëlqimin e prindërve apo kujdestarëve ligjorë. Sipas autoriteteve ukrainase, këto veprime përbëjnë krim lufte dhe përmbushin përkufizimin e gjenocidit, sipas traktateve ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara. Nga ana tjetër, Moska ka deklaruar se ka vepruar për të mbrojtur fëmijët nga zonat e rrezikshme të luftës.