Mes flakëve dhe tymit, një gjest i thjeshtë i tij e ktheu ne heroin e dites: Oficeri Alfred Zhupani i shpetoi jeten nje gruaje te moshuar qe kercenohej nga flaket, duke e larguar me vrap nga rreziku.
Prej tre ditësh, ai është në terren pa u ndalur, duke luftuar me zjarrin që ka përfshirë disa fshatra, mes tyre edhe vendlindjen e tij, Bletëzën. Shtatë fshatra janë prekur nga flakët, por falë tij dhe kolegëve, asnjë jetë nuk është humbur.
Zhupani nuk kërkon lavdi apo duartrokitje. Ai thjesht bën detyrën, si shumë të tjerë që hyjnë aty ku të tjerët largohen. Një hero i heshtur, që tregon se guximi nuk ka nevojë për fjalë të mëdha.

