KreuCelebrity

Cilat janë vajzat e showbizit që kanë bërë më shumë ndërhyrje? Doktori nxjerr “të palarat”: "Kanë dalë jashtë vetes"!

Cilat janë vajzat e showbizit që kanë bërë më

Kirurgu plastik Robert Renxa, i njohur gjerësisht si Dr. Rore, ishte i ftuari special në episodin më të fundit të emisionit “Flet”. Ai foli hapur për ndërhyrjet estetike më të kërkuara nga shqiptarët dhe solli disa rrëfime interesante nga praktika e tij.

Mes tyre, ai tregoi edhe një episod të pazakontë:
“Nuk kam pasur ndonjë rast ku burri të më kërcënonte, por një herë erdhi një burrë me gruan dhe më tha: ‘Merre dhe dua të jetë femra më e bukur në Tiranë’. Dhe ky është burrë!”, – tha ai me humor.

Sa i përket atyre që kërkojnë të duken si një personazh i famshëm, Dr. Rore është i prerë:
“Kanë nevojë për psikiatër. Kjo mani ka kaluar disi. Para 2-3 vitesh vinte sidomos rinia e re. Më kujtohet një rast kur një nënë solli vajzën 15-vjeçare dhe më lutej: ‘Rregulloja pak buzët se më ka rënë në depresion’. Goca 15 vjeç dhe mamaja akoma më bosh. Unë nuk pranoj pacientë poshtë moshës 20-22 vjeç.”

I pyetur se cila nga vajzat e showbiz-it ka më shumë ndërhyrje estetike, ai u përgjigj me sinqeritet:
“Nuk është vetëm një. Nuk dihet ku fillon Elvana Gjata dhe ku përfundon Efi, Bora Zemani apo Luana… të gjitha kanë bërë. Nuk jam kundër, edhe unë kam bërë më shumë se ato në fytyrën time, por dallimi është që nuk kam dalë jashtë vetes.”