
Ikona e muzikës pop, Madonna, ka bërë një thirrje të fuqishme për Papa Leo XIV, duke i kërkuar të udhëtojë në Gaza dhe të sjellë dritën e tij tek fëmijët palestinezë para se të jetë tepër vonë.
“Atë i Shenjtë. Të lutem shko në Gaza dhe sill dritën tënde tek fëmijët para se të jetë tepër vonë. Si nënë, nuk mund ta duroj dot vuajtjen e tyre. Fëmijët e botës u përkasin të gjithëve. Ti je i vetmi prej nesh që nuk mund të të mohohet hyrja.”
Në një postim në internet, këngëtarja ka shpjeguar se kërkesa e saj është e motivuar nga ditëlindja e djalit të saj, Rocco. Ajo shkroi:
“Mendoj se dhurata më e mirë që mund t’i jap atij si nënë është t’i kërkoj të gjithëve të bëjnë çmos për të ndihmuar në shpëtimin e fëmijëve të pafajshëm të zënë në mes të zjarrit në Gaza.”
Madonna, e cila është rritur si katolike romake, theksoi se Papa është “i vetmi prej nesh që nuk mund t’i mohohet hyrja” në Gaza, duke shtuar se “nuk ka më kohë”. Këngëtarja kërkon që ndërgjegjësimi dhe veprimi të mbizotërojnë, duke theksuar se është momenti për të vepruar për fëmijët që po vuajnë.
-
-
Horoskopi ditor, e mërkurë 13 gusht 2025
13 Gusht, 09:18


