Pamja e saj, prej kohësh nuk është më ajo e këngëtares tejet elegante me sytë e shkruar depërtues që rrëmbyen zemrat e fansave.
Nelly Furtado tashmë është shumë larg peshës së dikurshme, por kjo nuk e ka penguar aspak të sjellë energji në Festivalin Boardmasters në Cornwall, ku u shfaq me një kombinim të guximshëm pantallonash të shkurta me rrudha, një bluzë jeshile të mbështjellë dhe çizme të bardha kauboji.
Ylli i hitit “I’m Like a Bird” e plotësoi dukjen me syze dielli dhe bizhuteri tërheqëse, duke u shfaqur e buzëqeshur dhe e sigurte në skenë.
Përveç spektaklit muzikor, këngëtarja ndau edhe një rrëfim të ndjerë për një marrëdhënie të kaluar abuzive, duke e përshkruar si “toksike” dhe duke theksuar se frika dhe dashuria mund ta mbajnë dikë të bllokuar në një situatë të tillë. Në një intervistë për podkastin Call Her Daddy, ajo u bëri thirrje grave të ruajnë forcën mendore dhe të dëgjojnë ata që u thonë të vërtetën, edhe kur ajo nuk është e lehtë për t’u pranuar.




