Sean 'Diddy' Combs thuhet se po synon një rikthim në skenë. Sipas avokatit të tij, Marc Agnifilo, reperi ka si qëllim që të ngjitet në Madison Square Garden kur të lërë pas betejën ligjore. 55-vjeçari është shpallur fajtor për akuzat e transportimit me qëllim prostitucionin.
Duket se ai mendon se mund të mbushë 19,500 vende në Madison Square. Në një intervistë me CBS Mornings, Agnifilo thotë se klienti i tij ka shprehur një qëllim të qartë gjatë kohës që po qëndron pas hekurave: një koncert rikthimi në një nga pikat më legjendare të New York.
Në një intervistë për CBS Mornings që pritet të transmetohet të enjten, Agnifilo zbuloi se Combs, 55 vjeç, ka shprehur një qëllim të qartë gjatë kohës që është pas hekurave: të jetë kryesuesi i një shfaqjeje rikthimi në vendin legjendar të New York City.
“Ai do të rikthehet në Madisor Square Garden dhe unë i thashë që do të vij”, tha avokati. I pyetur nëse reperi mendon të rikthehet në muzikë, ai u përgjigj: “Në të vërtetë ai s’ka thënë këtë, ka thënë se do të rikthehet në Madison Square Garden.”
Pyetjes se çfarë do të bënte Diddy me performancën e tij, Agnifilo iu përgjigj: “Besoj të ngjitet në skenë, e di?”
Avokati tha se Combs është dikush që “gjithnjë kërkon të bëjë diçka të jashtëzakonshme dhe ndoshta sfiduese.” Sipas tij, ai ka mall të ribashkohet me familjen.
“Mendoj se ai do që të dalë nga burgu, të rivendosë një raport të ngrohtë me shtatë fëmijët e tij. Të kthehet tek e ëma dhe njerëzit që e duan dhe i ka marrë malli për të.”
Ekipi ligjor i reperit është në bisedime me administratën Trump për të diskutuar mundësinë e faljes nga presidenti. Burime të afërta me administratën, kanë thënë për Deadline se presidenti “po e konsideron seriozisht” që ta falë Combs.


