Pak muaj pas ndarjes nga Jessica Alba, Cash Warren është fotografuar në një darkë në Los Angeles me modelen Hana Sun Doerr, vetëm 25 vjeç. Producenti 46-vjeçarishte veshur me një xhaketë të errët, atlete të bardha dhe xhinse, ndërsa Hana ka zgjedhur një crop top, xhinse të thjeshta dhe një xhaketë lëkure, një pamje që shumëkush do ta përshkruante si "Jessica Alba në versionin gjenerata Z".
Në janar, u konfirmua se aktorja e Fantastic Four dhe Cash ishin ndarë pas gati 17 vitesh martesë. Muajin pasardhës, ajo zyrtarisht paraqiti kërkesë për divorc. Jessica, kohët e fundit ka ndezur një romancë të re dhe është lidhur me aktorin e “To Gun: Maverick”, Danny Ramirez, i cili është 12 vjet më i ri se ajo.
Kjo ngjarje vjen pak më shumë se një javë pasi biznesmeni mohoi se po takonte dikë dhe foli për romancën e Albës me aktorin Danny Ramirez. "Jam i lumtur për të”, tha ai për TMZ në LAX kur u pyet për të dashurin e ri të ish-it të tij.



