Vetëm pak ditë më parë, u fol për një martesë të afërt dhe plane të mëdha për të ardhmen, por në vend të kësaj, tashmë gjithçka ka mbaruar midis Luca Onestini dhe Aleska Genesis. Influencuesi i njohur zbuloi detajet në një postim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, duke shprehur tronditje për mënyrën e ndarjes, dhe, c`është më e rëndësishmja, për arsyen. "Ajo pyeti Chat Gpt nëse ia vlente që të ishte me mua", u tha ai ndjekësve të tij. "Si mundi ta bënte këtë? Isha kaq i dashuruar, kaq i mashtruar, sa nuk arrita ta shoh se cfarë po ndodhte? Nuk e di nëse po ëndërroj, nëse është një makth... çfarë është?" pyeti ai me mosbesim.
Disa e kishin ndjerë tashmë se gjithçka nuk po shkonte mirë midis Luca Onestini dhe Aleska Genesis, dhe thashethemet për një ndarje kishin filluar të qarkullonin në mediat sociale. Në fund, vetë influencuesi e konfirmoi, duke folur përgjithësisht për "botë të ndryshme". Ish-konkurrenti i Big Brother në Itali megjithatë, këmbënguli të shpjegonte në detaje se çfarë ndodhi mes tyre, dhe në mediat sociale ai lëshoi një ankesë në të cilën shpjegoi se ish-i i tij i kishte kërkuar robotit këshilla për të ardhmen e tyre. "Ku kemi mbërritur kështu?" pyet ai i shokuar. "Po i kërkon inteligjencës artificiale këshilla për lidhjen?... çfarë dreqin... është kjo!" Sakaq, në profilin e tij në Instagram, ka shkruar: "Mjaft me princesha në jetën time."


