KreuCelebrity

‘Peleja i Palestinës’, vritet në Gaza futbollisti Suleiman Al-Obeid!

‘Peleja i Palestinës’, vritet në Gaza futbollisti Suleiman

Nje talent i madh qe shuhet në mënyrë më tragjike: Suleiman Ahmed Zaid al-Obeid, i njohur ndryshe si “Pele i Palestinës” është vrarë në moshën 41-vjeçare nga nje sulm izraelit, që shënjestronte civilët. Ish-kapiteni i ekipit kombëtare të Palestinës humbi jetën në pritje të ndihmave humanitare. Al-Obeid lë pas pesë fëmijë dhe një trashëgimi futbollistike të mbushur me talent.

‘Peleja i Palestinës’, vritet në Gaza futbollisti Suleiman

Karriera e tij filloi me Khadamat Al-Shati, përpara se të vazhdonte me Al-Amari në Bregun Perëndimor dhe Club Deportivo Gaza. Me mbi 100 gola, përfshirë një goditje spektakolare me kokë kundër Jemenit në vitin 2010, Al-Obeid ishte një nga yjet më të ndritshëm në futbollin palestinez, duke luajtur 24 ndeshje për ekipin kombëtar dhe duke përfunduar dy herë si golashënuesi më i mirë në ligën lokale (2015-16 dhe 2016-17).

“Suleiman Al-Obaid, një ish-lojtar i ekipit kombëtar të Palestinës, u vra në një sulm izraelit që synonte civilët që prisnin ndihmë humanitare në jug të Gazës”, tha në një deklaratë Shoqata e Futbollit të Palestinës (PFA).