KreuCelebrity

I zhdukur në det prej disa ditësh, mesazhi emocionues i aktores turke, Seda Bakan për biznesmenin 43-vjeçar!

Autoritetet turke janë në kërkim të biznesmenit Halit Yukay, i cili rezulton i zhdukur që nga nata e së shtunës. Ai ishte nisur me jahtin e tij “Graywolf” nga Gialova drejt ishullit grek Mykonos dhe që prej asaj kohe nuk është më kontaktuar. Jahti i 43-vjeçarit u gjet disa ditë më vonë, i dëmtuar dhe gjysmë i mbytur pranë ishullit Prokonnisos në Detin Marmara

Aktorja e njohur turke, Seda Bakan, ka shprehur dhimbjen për mikun e saj të afërt përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo publikoi një foto ku shfaqet me bashkëshortin e saj Ali Erel, Halit Yukay dhe miq të tjerë, duke shkruar:

“Ju lutem, le të ndodhë një mrekulli.”