Edhe këtë vit duket se këngëtarja shqiptare me famë botëorore, Dua Lipa ka zgjedhur disa ditë të pushimeve t’i kalojë në Shqipëri. Pas mbylljes së edicionit të radhës "Sunny Hill", Dua ka udhëtuar drejt Ksamilit, teksa nuk ka nguruar që të publikojë foto mahnitëse të bregdetit shqiptar.
“Arrita në shtëpi në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, shkroi Dua në InstaStoryn e saj.

Kjo është e disata herë që këngëtarja zgjedh Shqipërinë si vendin e saj të preferuar për të kaluar disa ditë të lumtura me miqtë dhe familjarët e saj. Edhe një vit më parë, ajo ishte me pushime në jug të Shqipërisë, në Ksamil.
-
Horoskopi ditor, e mërkurë 6 gusht 2025
6 Gusht, 09:42 -


