KreuCelebrity

Habit Jasir Asani! Largohet nga ekipi korean, zyrtarisht futbollist i ...

Sulmuesi shqiptar Jasir Asani është zyrtarisht futbollist i klubit iranian Esteghlal. Skuadra nga Teherani ka arritur marrëveshjen me ekipin korean të Gwangju për transferimin e lojtarit, duke nënshkruar një kontratë me afat një sezon e gjysmë.

Kontrata e re do ta mbajë Asanin të lidhur me Esteghlal deri në përfundim të sezonit 2026-2027. Megjithatë, debutimi i tij do të duhet të presë deri në janar, pasi ai vijon të jetë nën kontratë me Gwangju deri në atë periudhë.

“Pas negociatave me anësorin shqiptar Jasir Asani, lojtari firmosi një kontratë për një sezon e gjysmë me Esteghlal dhe do të bashkohet me skuadrën sapo të përfundojë marrëveshja e tij aktuale me klubin korean Gwangju. Drejtuesit e klubit po punojnë që ta sjellin lojtarin në Iran përpara skadencës së kontratës” – thuhet në njoftimin zyrtar të klubit iranian.

Përgatiti: Libera Resulaj