
Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e edicionit të sivjetshëm të Sunny Hill Festival që po mbahet në Prishtinë. Lajmin e ka ndarë vetë ajo përmes një postimi në InstaStory, duke theksuar se arsyeja e tërheqjes është personale.
Fillimisht, emri i Loredanës ishte pjesë e listës së artistëve të publikuar më 16 maj, por më pas është hequr nga versionet e mëvonshme të line-up-it, çka ka ngjallur reagime dhe dyshime tek fansat. Për të sqaruar situatën, ajo ka shprehur keqardhjen për mungesën, duke theksuar se megjithatë festivali do të ofrojë një përvojë të jashtëzakonshme për të gjithë pjesëmarrësit.
“Me keqardhje nuk do të mund të jem pjesë e festivalit këtë vit për arsye personale, por jam e sigurt që do të jetë një përvojë e jashtëzakonshme për ju. Shpresoj ta vizitoj në të ardhmen!”, ka shkruar Loredana në mesazhin e saj, duke shprehur gjithashtu krenarinë për zhvillimin e skenës muzikore në Kosovë.


