Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është parë mbrëmjen e së mërkurës në një nga lokalet më të njohura të Prishtinës, e shoqëruar nga i fejuari i saj, aktori britanik Callum Turner.
Çifti ka vendosur të kalojë një mbrëmje të këndshme në kryeqytet, të rrethuar nga miq të ngushtë, pije të freskëta dhe atmosfera e ngrohtë e verës prishtinase. E veshur me stil dhe me buzëqeshjen e saj karakteristike, Dua ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve, ndërsa shijonte çaste të veçanta në shoqërinë e partnerit të saj.


Sipas dëshmitarëve, dyshja është dukur shumë e qetë dhe e lidhur me njëri-tjetrin, duke reflektuar një raport të fortë dhe të natyrshëm. Prania e saj në Prishtinë nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat e shumtë, të cilët janë emocionuar që ylli shqiptar ka zgjedhur pikërisht këtë qytet për disa momente personale dhe relaksi


