
Prej kohësh kanë qarkulluar zëra për një lidhje të mundshme romantike mes Johnny Depp dhe Angelina Jolie. Dy aktorët u njohën gjatë xhirimeve të filmit "The Tourist" në vitin 2010, dhe kohët e fundit spekulimet janë shtuar se miqësia e tyre mund të jetë shndërruar në diçka më shumë sesa një marrëdhënie profesionale. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Johnny dhe Angelina kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme dhe thuhet se janë takuar fshehurazi, mes Londrës dhe Los Angeles-it.
Sipas një burimi të afërt, takimet e tyre zhvillohen në ambiente private të restoranteve dhe klubeve luksoze, të mbrojtura nga vëmendja publike. Burime pranë çiftit thonë se marrëdhënia mes Johnny Depp dhe Angelina Jolie ndodhet aktualisht në fazën e takimeve, megjithatë thuhet se Depp ka ushqyer ndjenja për aktoren që prej vitesh dhe është i interesuar për një lidhje më të qëndrueshme.
Kujtojmë se ai e ka mbështetur Jolie gjatë divorcit të saj të bujshëm nga Brad Pitt, duke i ofruar madje ndihmën e avokatit të tij për të përballuar sfidat ligjore. Nga ana tjetër, edhe vetë Depp ka kaluar një periudhë të stuhishme gjatë ndarjes së tij nga Amber Heard, çka i ka afruar të dy si dy figura që kanë përjetuar dhimbje të ngjashme dhe kanë gjetur mbështetje te njëri-tjetri në kohë të vështira.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë publike lidhur me marrëdhënien e tyre, interesi i publikut mbetet i lartë. Raportimet e shpeshta për takimet e fshehta mes dy yjeve kanë shtuar spekulimet se një romancë e re mund të jetë duke marrë formë në prapaskenë të Hollivudit.
-
-
Drama vazhdon, ish-CEO i Astronomer planifikon të padisë Coldplay!
29 Korrik, 10:17


