
Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar renditjen e pasaportave më “të fuqishme” në botë. Pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe mbetet më e fuqishmja, e ndjekur nga Spanja dhe Singapori, në vendin e tretë.
Në vendin e katërt renditet Franca e ndjekur nga Gjermania, Belgjika dhe Finlanda. Sa i përket Shqipërisë, vendi ynë renditet në vendin 43 sipas fuqisë. Pasaporta shqiptare njihet në 122 vende të botës ku mund të hyhet pa vizë. Ndërsa me pasaportë të Kosovës mund të shkosh në 82 vende të botës pa vizë, renditet në vendin e 61-të, një poshtë Kinës.

Pasaporta e Afganistanit mbetet në fund të listës: ajo lejon hyrjen pa viza vetëm në 25 vende (kryesisht në Afrikën Sub-Sahariane dhe shtete të vogla të Oqeanisë). Pasaporta e Irakut lejon hyrjen në 30 vende, dhe ajo e Sirisë në 27, një rënie e lehtë krahasuar me vitin e kaluar.
-
Drama vazhdon, ish-CEO i Astronomer planifikon të padisë Coldplay!
29 Korrik, 10:17 -
Sydney Sweeney akuzohet për propagandë "naziste"!
29 Korrik, 10:05
Shira dhe ulje të temperaturave në mbarë vendin!
3 sallata verore që përgatiten për 5 minuta!
Si t’i mbani flokët të shëndetshëm gjatë verës!


