KreuStil Jetese

Shira dhe ulje të temperaturave në mbarë vendin!

Vendi ynë sot është nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti mbetet me vranësira e reshje shiu, fillimisht në veriperëndim e pjesërisht në qendër të territorit, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar deri në orët e para të ditës.

Pas orëve të mëngjesit, reshjet vazhdojnë me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit deri pasdite. Nga pasditja, reshjet lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në veri, kryesisht në male.

Era fryn e lehtë e me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim dhe me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet e lugina hera-herës arrin deri 10 m/s. Valëzimi në dete është i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër

17/29


Diell, vranësira, reshje

Kukës


14/28

Diell, vranësira, reshje


Lezhë

18/28


Diell, vranësira, reshje

Dibër


15/26

Diell, vranësira, reshje


Durrës

18/29


Diell, vranësira, reshje

Tiranë


19/29

Diell, vranësira, reshje


Elbasan

17/30


Diell, vranësira, reshje

Berat


16/30

Diell, vranësira, reshje


Vlorë

19/29


Diell, vranësira, reshje

Korçë


15/26

Diell, vranësira, reshje


Gjirokastër

16/27


Diell, vranësira, reshje

Sarandë


16/29

Diell, vranësira, reshje