KreuStil Jetese

Pija me tërshërë paska efektin e njëjtë si Ozempic?!

Pija me tërshërë paska efektin e njëjtë si Ozempic?!

 

Hileja më e fundit ushqimore që thuhet se imiton efektet kundër urisë të Ozempic është e thjeshtë; përzierja e pak tërshëre. I ashtuquajturi trend ‘Tërshërë-Zempik’ përfshin pirjen e një përzierjeje tërshëre, uji, kanelle dhe limoni çdo ditë, e kjo pretendohet se mund të ndihmojë në humbjen e peshës së konsiderueshme. Shumica e atyre që e ndjekin këtë zakon të të ngrënit përmbahen nga ngrënia e vakteve të tjera, duke shtuar në vend të kësaj ushqime të vogla nëse i merr uria.

Pija me tërshërë paska efektin e njëjtë si Ozempic?!

 

Përdoruesi i TikTok, ‘Fred_ddy92’ , ka humbur 4.5 kg gjatë 21 ditëve duke pirë ‘koktejin’ me tërshërë. Përdoruesja ‘anna.2490’ tha se kishte humbur pesë kilogramë, brenda një jave duke pirë ‘koktejin’ dy herë në ditë.

Ndërkohë, përdoruesja ‘TastyCara’ dëshmoi se brenda pesë ditësh kishte humbur katër kilogramë e gjysmë duke pirë këtë përzierje, duke alternuar edhe uljen e ushqimit. Megjithate, dietologët janë më pak të bindur se kokteili është vertet një ilaç mrekullibërës.