Në Portin e Vlorës mbërriti sot kroçera “Silver Whisper”. Kapiteneria e Portit të Vlorës bëri të ditur për ATSH-në se “kroçera ka në bord 383 turistë me kombësi të ndryshme, si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Kanadaja, etj”.
Anija kroçerë është nisur nga porti i Barit-Itali dhe do të qëndrojë në portin e Vlorës deri në orën 23:00 dhe më pas do të ketë destinacion portin e Galipolit – Itali. Çdo vit vjen duke u shtuar numri i kroçerave që vizitojnë portin e Vlorës. Fluksi i vizitorëve me kroçera lidhet me plazhet e kristalta të detit Jon dhe trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë.
Çdo vit vjen duke u shtuar numri i kroçerave që vizitojnë portin e Vlorës. Fluksi i vizitorëve me kroçera lidhet me plazhet e kristalta të detit Jon dhe trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë. Anija kroçera ‘Silver Whisper’ është një nga dy anijet e klasit Millennium të linjës së lundrimit luksoze Silversea.


-
Përfitimet e aloe verës për lëkurën dhe flokët që ende nuk i dini!
14 Korrik, 12:47 -
10 bikini në modë për verën 2025!
14 Korrik, 12:19
7 fakte që duhet të dini për Mykonos!
3 sallata verore që përgatiten për 5 minuta!
Zbuloni katër hapa për një mendje të gjallëruar!
Pse duhet të shëtisni këmbëzbathur në plazh?


