KreuStil Jetese

3 sallata verore që përgatiten për 5 minuta!

Në verë, askush nuk ka kohë ose dëshirë  të kalojë orë të tëra në kuzhinë! Ja pse për këto receta sallatash verore duhen vetëm 5 minuta kohë dhe asnjë sekondë më shumë. Por, para se të filloni, duhet të zgjidhni përbërësit. Këtë sezon, freskia është në qendër të vëmendjes në kuzhinë, ndaj zgjidhni disa përbërës sezonalë, si: domate, kastravecë, kungulleshka, patëllxhan, speca apo miser. Perimet që rriten në këtë kohë të vitit janë plot me ujë dhe janë perfekte për të na mbajtur të hidratuar gjatë motit të nxehtë. 

1 Sallatë me kopër, pjeshkë dhe proshutë 

 

3 sallata verore që përgatiten për 5 minuta!

Përbërësit:

3 kopër, 3 pjeshkë, 12 rrepka, 8 feta proshutë, fara susami, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle uthull, 1 lugë gjelle lëng limoni, 2 lugë gjelle ujë, kripë dhe piper. 

Përgatitja:

Përzieni kokat e koprës të prera hollë, pjeshkën në formë kubikë, ndërsa rrepka përgjysmë. Në një enë përzieni vajin e ullirit, uthullën dhe lëngun e limonit me 2 lugë gjelle ujë, shtoni kripën dhe piperin, duke i përzier derisa të krijohet një masë homogjene. Salcën hidheni te sallata, duke e shoqëruar me feta të holla proshute dhe fara susami. 

 

 

2. Sallatë me djathë dhie, avokado dhe luleshtrydhe 

3 sallata verore që përgatiten për 5 minuta!

Përbërësit:

1 avokado, 250 gr luleshtrydhe, 1/2 lëng limoni, 1 lugë gjelle sheqer, 100 gr djathë dhie. 

Përgatitja:

Qëroni dhe pritini avokadon në feta të holla, sipas dëshirës. Shpëlajini dhe qërojini luleshtrydhet. Në një tas përgatitni salcën me 10 luleshtrydhe, lëngun e limonit dhe sheqerin dhe përziejini që të marinohen. Pjesën tjetër vetëm priteni në copa. Shërbejini sallatën në një tas me fetat e avokados, luleshtrydhe dhe djathin e dhisë së thërrmuar. Sipër shtojini salcën me luleshtrydhe dhe lëng limoni. 

 

3. Sallatë me pjepër, djathë dhe kastravec turshi 

 

3 sallata verore që përgatiten për 5 minuta!

Përbërësit

80 g djathë të bardhë, 400 g pjepër, 1 kastravec i freskët, 50 g kastravec turshi, gjethe menteje, gjethe borziloku, 2 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, piper dhe spec djegës. 

Përgatitja:

Pritni pjeprin në kube të vogla dhe vendoseni në tasin ku do ta shërbeni. Kastravecin e freskët priteni në kubikë dhe shtojeni me pjesën e pjeprit. Pritini turshitë e kastravecit në copa të vogla dhe aromatizojini me gjethe menteje dhe borziloku. Lërini të marinohen dhe pastaj shtojini sipër djathë feta të thërrmuar dhe erëza të tjera sipas dëshirës. Spërkateni me vaj ulliri, shtoni kripën dhe piperin, e në fund pak specë djegës.