Petro Marko - shkrimtar i lirisë
Autori: Behar Gjoka – Çmimi: 1200 lekë
“Petro Marko, shkrimtar i lirisë”, është një monografi e shkrimtarit dhe studiuesit, Behar Gjoka, e cila sjell të gjitha dimensionet artistike, e jo vetëm të një prej penave më të mira të letërsisë shqiptare, duke arritur të skanojë imtësisht tekstet dhe raportet e jetës autoriale me ndikimet sociokulturore dhe estetike në momentet kur u shkruan. Studiuesi Behar Gjoka ka hulumtuar në tekst dhe ka përqasur prej jetës së autorit, shumëçka ndikuese dhe të ndikueshme, duke plotësuar portretin e një shkrimtari si Petro Marko.

Tre
Autori: Valerie Perrin - Çmimi: 1700 lekë
Adriani, Etieni dhe Nina njihen që në klasë të pestë, një miqësi e cila nis që nga fëmijëria. Shumë shpejt ata bëhen të pandashëm dhe lidhen mes tyre në një premtim: të largohen nga provinca ku jetojnë, të shpërngulen në Paris dhe të mos ndahen kurrë. Nga fundi i një liqeni, në fshatin e vogël ku ata të tre janë rritur, nxirret një makinë dhe brenda saj zbulohet trupi i një gruaje të re. Ngjarjen po e ndjek Virgjinia, një gazetare e cila zbulon një lidhje që bashkon këta tre miq, ç’lidhje ka skeleti i gjetur në liqen?

Kurora e mesnatës
Autori: Sarah J. Maas – Çmimi: 1500 lekë
Pas fitores së turneut për t'u bërë Kampione e Mbretit, Celaena e gjen veten në një pozitë të rrezikshme: një vrasëse që nuk dëshiron të vrasë. Në vend që të eliminojë objektivat e saj, ajo inskenon vdekjet e tyre dhe i ndihmon të arratisen, duke rrezikuar jetën e saj. Kur i caktohet si objektiv Archer Finn, një mik i vjetër dhe i dyshuar si lider rebel, Celaena zhytet në një rrjet intrigash politike dhe sekretesh të errëta. Ndërsa përpiqet të zbulojë të vërtetën, ndodhin disa ngjarje tragjike që e tronditin thellë...

7 fakte që duhet të dini për Mykonos!
3 sallata verore që përgatiten për 5 minuta!
Zbuloni katër hapa për një mendje të gjallëruar!
Pse duhet të shëtisni këmbëzbathur në plazh?
