KreuStil Jetese

Krijo ritmin tënd me IQOS ILUMA i!

 

Këto ditë të para korriku, në një nga zonat më ‘fashion’ të kryeqytetit, në vilën e ish-dikatorit Enver Hoxha u prezantuar versioni më i ri i IQOS ILUMA i. Personazhe të njohur nga bota e artit, televizionit, medias dhe influencer, erdhën për të festuar dhe për t’u njohur më risitë e pajisjes ILUMA i, e cila ofron një eksperiencë krejt të re, të pastër dhe të këndshme, falë teknologjisë së ngrohjes së duhanit, Smartcore Induction System.

Eventi i organizuar në mënyrën më të përkryer, me shumë muzikë, pije dhe argëtim, ishte befasues që në hyrje, ku ishte vendosur një kamera e cila realizonte foto dhe video, të cilat përmes skanimit, mund t’i kaloje në telefonin tënd për ta shpërndarë këtë eksperiencë në rrjetet sociale.

Një mbrëmje unike me muzikë dhe performanca, ku IQOS ILUMA i, pajisja që ndjek ritmin tënd dhe sfidon të zakonshmen, ishte padyshim mbretëresha e festës. Momenti i prezantimit të pajisjes së re u çel me një performancë mjaft elektrizuese nga dy balerinët dhe më pas, Shkodra Elektronike, grupi që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, interpretuan live disa nga këngët e albumit të tyre si dhe këngën e njohur Zjerm”.

Tema e eventit “Krijo ritmin tënd” përmes risive të teknologjisë, solli në vëmendjen e të ftuarve zbulimin e pajisjeve IQOS, ILUMA i Prime dhe ILUMA i, të cilat kishin shumë veçori krahasuar me gjeneratën e mëparshme, ku përveç përmirësimeve teknike, spikatnin për dizajnin elegant si dhe gamën e ngjyrave.

Pajisja e re ofron një sërë funksionesh të avancuara dhe shumë fleksibël. Së pari, vëmendjen ta rrëmben një ekran i vogël në të cilin shfaqen informacione përkatëse për përdoruesit mbi me statusin e konsumit, duke filluar me një buzëqeshje. Por jo vetëm kaq, nga ana tjetër, modaliteti Pause & Play, e personalizon akoma më shumë këtë eksperiencë për konsumatorët e rritur. Mjafton një rrëshqitje në ekranin të gishtit dhe ju mund ta ndërprisni përdorimin deri në 8 minuta, e më pas duke shtyput Play, mund të rifilloni aty ku e kenë lënë.

Duke i besuar risive të shkencës, IQOS investon për një përvojë më të pastër dhe pa tym duke ofruar për duhanpirësit e rritur zgjedhje më të mira, përmes teknologjisë së ngrohjes së duhanit. IQOS i shtohet portofolit në rritje të produkteve pa tym.