KreuStil Jetese

3 sallata verore që përgatiten për 5 minuta!

Në verë, askush nuk ka kohë ose dëshirë të kalojë orë të tëra në kuzhinë! Ja pse për këto receta sallatash verore duhen vetëm 5 minuta kohë dhe asnjë sekondë më shumë. Por, para se të filloni, duhet të zgjidhni përbërësit. Këtë sezon, freskia është në qendër të vëmendjes në kuzhinë, ndaj zgjidhni disa përbërës sezonalë, si: domate, kastravecë, kungulleshka, patëllxhan, speca apo miser.

Sallatë me fasule dhe quinoa 

 

3 sallata verore që përgatiten për 5 minuta!

Përbërësit:

150 g fasule të zeza të ziera, 150 g fasule të bardha të ziera, 150 g quinoa të gatuar,  1 qepë e kuqe, 1/2 spec i kuq, 1 limon, 4 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, gjysmë tufë koriandër të freskët. 

Përgatitja:

Pritini fillimisht qepën dhe specin në shirita të hollë. Më pas në një tas përzieni së bashku fasulet e zeza dhe fasulet e bardha, pastaj quinoa-n e zier dhe në fund shtoni specin e kuq dhe qepën. 

Përgatitni një salcë me uthull dhe lëng limoni, vaj ulliri dhe kripë. Përziejeni në mikser derisa të krijohet një masë kremoze. Spërkateni me salcë sallatën që përbërësit të lidhen dhe në fund shtoni gjethet e copëtuara të koriandrës. 

 

Sallatë me avokado dhe salmon 

 

3 sallata verore që përgatiten për 5 minuta!

Përbërësit:

3 avokado, 1 limon, 200 gr salmon i marinuar, 100 g rukola, 3 lugë gjelle vaj ulliri, 2 lugë gjelle uthull molle, 1 lugë gjelle mustardë integrale, 1 tufë borzilok dhe piper. 

Përgatitja:

Hapni avokadot, hiqni bërthamat dhe nxirrni tulin me anë të një luge në mënyrë që të krijohen disa format topthash të vegjël. Vendosni topat e avokados në një tas sallate dhe spërkatini me lëng limoni. Më pas pritini salmonin e marinuar në kube dhe shtojini në tasin e sallatës bashkë me rukolën e larë dhe borzilokun e prerë imët. Në një kavanoz hidhni vajin, uthullën, mustardën, kripë, piper dhe pak ujë. Tundni kavanozin derisa të krijohet një salcë homogjene. Hidheni mbi sallatë dhe përziejini ngadalë. 

 

Sallatë me luleshtrydhe, rukola dhe proshutë të tharë 

3 sallata verore që përgatiten për 5 minuta!

Përbërësit:

50 g luleshtrydhe, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle uthull balsamike, 100 g rukola, 2 feta proshutë dhe gjethe të freskëta borziloku. 

Përgatitja:

Shpëlani luleshtrydhet me ujë të ftohtë dhe qërojini. Përzieni gjysmën e luleshtrydheve me vaj ulliri, uthull balsamike, një majë kripe dhe një majë piper të zi që të marinohen. Në një tas sallate, kombinoni gjysmën tjetër të luleshtrydheve, të prera në rrathë të mëdhenj, me rukolën dhe proshutën e prera në shirita. Spërkatini me borzilokun e grirë dhe shërbejini me salcën me luleshtrydhe që përgatitët.