KreuCelebrity

Kurth nga kolegia e tyre, çfarë nuk vumë re nga momenti i skandalit të CEO-s me punonjësen...

 

Skandali i lidhjes jashtëmartesore që shpërtheu gjatë një koncerti të Coldplay vazhdon të tërheqë vëmendje. Këtë herë, megjithatë, në qendër të vëmendjes nuk janë vetëm dy protagonistët e aferës — Andy Byron dhe Kristin Cabot — por edhe një figurë e tretë që ndodhej pranë tyre në atë moment viral: Alyssa Stoddard.

Në pamjet e kapura nga “kamera e puthjes”, shihet një përqafim i ngrohtë dhe tepër intim mes Byron dhe Cabot. Ndërkohë, pranë tyre, Alyssa qëndron me një buzëqeshje të ngrirë dhe dukshëm të sikletshme, duke u përpjekur të ruajë qetësinë në një situatë të ngarkuar emocionalisht.

Alyssa nuk ishte thjesht një e pranishme rastësore. Ajo është pjesë e stafit të burimeve njerëzore në kompaninë Astronomer dhe ka mbajtur rolin e drejtoreshës së lartë të HR që nga janari 2025. Por rritja e saj në karrierë është bërë edhe më e dukshme kohët e fundit: vetëm pak ditë më parë ajo është emëruar si zëvendëspresidente e burimeve njerëzore, një pozicion që e vendos pikërisht nën varësinë e Kristin Cabot, protagonistes së skandalit. Ky fakt ka ndezur edhe më shumë reagimet në rrjetet sociale, ku shumë e akuzojnë Alyssa se ka qenë në dijeni të aferës dhe e ka mbuluar atë me heshtjen e saj.

“E promovuar nga vetë Kristin, ndërkohë që ishte aty kur ndodhte gjithçka. Ironike, apo e planifikuar?” – shkruan një komentues. Të tjerë theksojnë se e vetmja që s’kishte dijeni për gjithçka ishte bashkëshortja e Byron, e cila menjëherë pas videos ka hequr mbiemrin e tij nga rrjetet sociale.