KreuCelebrity

Katër martesa të dështuara, Jennifer Lopez heq dorë: Nuk do të martohem më!

Katër martesa të dështuara, Jennifer Lopez heq dorë: Nuk do

Jennifer Lopez u përball gjatë një performance në Spanjë, në kuadër të turneut të saj “Up All Night” me një pankartë nga publiku ku shkruhej: “J.Lo, martohu me mua?”.

Reagimi i saj ishte i drejtpërdrejtë dhe i papritur. “Kam mbaruar me martesat”, deklaroi në skenë këngëtarja dhe aktorja e njohur, duke lënë të kuptohet se nuk ka në plan të martohet për herë të pestë.

Lopez, 55 vjeçare, ka qenë e martuar katër herë:

Me Ojani Noa në vitin 1997, martesë që zgjati vetëm një vit

Katër martesa të dështuara, Jennifer Lopez heq dorë: Nuk do

Me balerinin Cris Judd në vitin 2001, nga i cili u nda në 2003.

Me këngëtarin Marc Anthony në vitin 2004, me të cilin ka dy fëmijë binjakë – Emme dhe Maximilian – dhe qëndruan të martuar deri në vitin 2014.

Martesa e saj e fundit ishte me aktorin Ben Affleck, me të cilin u ribashkua dhe u martua në vitin 2022, pas një ndarjeje të mëparshme në vitin 2004.

Megjithatë, çifti finalizoi divorcin në vitin 2025, pasi Jennifer thuhet se kishte paraqitur kërkesën për divorc në vitin 2024.