KreuCelebrity

Pas katër divorceve, Jennifer Lopez zbulon nëse do martohet përsëri!

 

Gjatë koncertit të saj në kuadër të turneut evropian “Up All Night”, këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez reagoi me humor dhe sinqeritet ndaj një pankarte nga publiku ku shkruhej: “J.Lo, martohu me mua”. “Mendoj se e kam mbyllur këtë kapitull. E kam provuar disa herë,” u përgjigj ajo me një buzëqeshje, përballë mijëra fansave në Bilbao.

Lopez, 55 vjeç, ka qenë e martuar katër herë. Martesa e saj e fundit ishte me aktorin Ben Affleck në vitin 2022, me të cilin kishte pasur një lidhje edhe dy dekada më parë. Çifti finalizoi divorcin në janar të vitit 2025. Më herët, ajo ka qenë e martuar me Ojani Noah (1997–1998), Chris Judd (2001–2003) dhe Marc Anthony (2004–2014), me të cilin ka dy fëmijë binjakë, Emme dhe Max.

Pas ndarjes me Affleck, ata vendosën të tërhiqnin nga tregu shtëpinë e përbashkët në Beverly Hills, pasi nuk arritën ta shisnin brenda një viti, edhe pse kishin ulur çmimin disa herë. Turneu evropian i Lopez pritet të zgjasë deri më 12 gusht, duke u mbyllur me një performancë në Sardenjë, Itali.