
Loredana Brati u bë mjaft e njohur gjatë eksperiencës së saj në "Big Brother Vip 4'. Përveç karakterit të saj të veçantë, loja dhe lidhja e dashurisë brenda shtëpisë me Joz Markun u bë mjaft e komentuar.
Loredana është shprehur gjithmonë se ndjenjat e saj për Jozit janë të sinqerta dhe se nuk do të hiqte dorë kollaj nga dashuria e saj për të. Prej mbarimit të "BBV4" nuk u kuptua qartë nëse ata të dy ishin bashkë apo jo dhe janë shprehur se duhet t'i japin pak kohë njëri-tjetrit.
Mesa duket tashmë gjërat kanë ndryshuar, pasi po përflitet se Loredana ka nisur një lidhje të re me reperin Don Xhon. Dyshimet kanë nisur së fundmi nga një koment i Don Xhonit me një zemër të kuqe në një foto të Lorit, ku ajo ia ka kthyer me një 'emoji' kurore, duke simbolizuar mbretin.
View this post on Instagram
Nuk është ende e konfirmuar nëse ata janë vërtet në një lidhje dashurie apo thjeshtë për të tërhequr vëmendjen e publikut.


