Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Top Story" me Grida Dumën, ka qenë e ftuar Roza lati, vajza e artistes së njohur të humorit, Rita Latit. Ajo dhe të ftuarit e tjerë në panel kanë folur për ikonat e humorit shqiptar e ndër to edhe për Rita Latin. Roza shprehet për nënën e saj se ka qenë një aktore 'koketë', që ka shkëlqyer në të gjitha rolet që ka interpretuar.
"Rita Lati ka qenë gjithmonë një aktore koketë, por rolet e mia të preferuara, kanë qenë kur ka bërë plakat ose burrat. I ka bërë shpesh në skenë me xhaxhi Beharin, siç i thërras unë. Artist i madh, me një familje të mrekullueshme. Megjithatë, mamit i shkonte ai roli koketë, e flokët biondë, buzët e ndezura gjithnjë, si Merlin Monroe. Prandaj dhe unë e kam adhuruar Merlin Monroe, se më dukje si mami im. Por, mami ka eksperimentuar edhe me role të tjera, vdisja fare kur bënte burrin plak..."
Ndër të tjera Roza ka treguar se për shkak të skeçeve të shumta që Rita ka pasur me aktorin e njohur të humorit, Behar Merjan, shpesh herë njerëzit e kanë quajtur Rozën si "Vajza e Beharit".
"Behari ishte i shoqëruar me gruan e tij, mami im me shokun e saj prej 22 vitesh. Organizatori i thotë ‘sa të mirë jeni ju të dy, po atë gocën si e keni. Behar, ty të ka ngjarë apo Ritës’. Dhe Rita që i thotë ‘zotëri, Besa, nusja e Beharit’. Ajo është një pjesë që më ka persekutuar gjithë jetën”


