
Dikur Kim Kardashian ishte e famshme si 'Shoqja e ngushtë e Paris Hilton'. Më saktë, ishte asistentja e saj personale, ajo që i rregullonte garderobën, i bënte masazh, i çonte kafen, por edhe shkonte për pushime me të. Një marrëdhënie që tani mund të duket e çuditshme, por atëherë aspak.
Në vitin 2007 Paris Hilton ishte mbretëresha e show biz-it. Ajo njihej për jetën e saj të shfrenuar, paratë pafund që shpenzonte dhe një arrogancë të përhershme karshi 'shoqeve' të saj si përshembull Kim.

Paris ishte trashëgimtarja e hoteleve të mëdha Hilton, që ishte gjithmonë në qendër të skandaleve dhe për këtë të gjithë e njihnin, dhe shumë e donin. E ndoshta askush nuk do ta kishte besuar atëherë se shoqja e saj asistente, Kim, jo vetëm do t'i zinte vendin, por edhe do ta tejkalonte 10-fish famën e saj, duke u kthyer në njeriun më të përfolur në të gjithë botën (përveçse në Kubë, sigurisht).

Pak nga pak, nisi një 'luftë e ftohtë' mes të dyjave, të paktën nga ana e Paris Hilton, pasi ajo ka shprehur një lloj antipatie ndaj Kim, kurse Kim ka qëndruar gjithmonë diplomate dhe gati shpërfillëse.
-
-
Sozia e Dafina Zeqirit? Blogerja nga Meksika po 'çmend' rrjetin!
14 Korrik, 10:18


