
Prej disa javësh, rrjetet sociale janë përfshirë nga thashethemet për një romancë të mundshme mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezaj, të cilët janë parë shpesh bashkë në koncerte, studio dhe skena të ndryshme muzikore.
Në një intervistë për “Inspire”, Ledri ka komentuar për herë të parë këto zëra, duke mos i mohuar hapur, por duke u treguar diplomatik në përgjigjet e tij. Ai sqaroi se me Xhensilën janë në të njëjtën skuadër artistike, dhe se bashkëpunimi i tyre është intensiv për shkak të projekteve dhe koncerteve të shumta.
“Ne jemi në një skuadër, po na bie shumë të jemi bashkë në koncerte, studio… dhe po përflitemi shumë për këtë. Energji e mirë, po funksionon,” – u shpreh Ledri me buzëqeshje.
Kur u pyet drejtpërdrejt nëse është beqar, reperi nuk dha një përgjigje të prerë, por la hapësirë për interpretim:
“Unë jam… (qesh) … beqar i interesuar. Jo jo, mirë jam,” – tha ai me një nënkuptim që fansat nuk e lanë pa komentuar.
Pyetur për kiminë e tij në skenë me Xhensilën, Ledri pranoi se jo vetëm si çift artistik, por edhe në jetë “mund të funksiononin”, nëse ka dashuri dhe mirëkuptim:
“Po… normal që po. Mendoj se po. Nëse dy njerëz duhen, pa marrë parasysh nëse kanë fëmijë apo një të kaluar, dashuria i mund të gjitha.”
Ledri nuk ngurroi të vlerësojë Xhensilën si artiste, por edhe si një person me të cilin ndan energjinë pozitive, përkushtimin në punë dhe histori të ngjashme jete:
“Muhabeti na ka shkuar shumë mirë. Kemi një gjuhë të përbashkët. Xhensila ka qejf të punojë, është energji shumë e mirë.”
Të jenë këto sinjale për diçka më shumë sesa thjesht bashkëpunim artistik?
Ndërkohë që ndjekësit mbeten në pritje të konfirmimeve zyrtare, një gjë është e sigurt: kimia mes tyre është më e fortë se kurrë!
