KreuCelebrity

"Telenovela" me Adisin, Fifi bën postime të reja!

"Telenovela" me Adisin, Fifi bën postime të reja!

Kriza në lidhjen e Fifit dhe Adis Patushit po pershkruhet si një ‘telenovelë’, e cila pasqyrohet me seri nëpër rrjetet sociale. Këngëtarja ka ripostuar së fundmi disa video dhe citate në TikTok që lënë pak vend për interpretime të tjera përveç një dhimbjeje personale të thellë. Në një prej videove thuhet: “Një ndër ndjenjat më të vështira për një grua është kur ajo përpiqet të flasë me një burrë lidhur me atë që e lëndon, por në vend që ai të dëgjojë shqetësimin e saj, nis të mbrojë veten.”

"Telenovela" me Adisin, Fifi bën postime të reja!

Një tjetër mesazh, po aq i drejtpërdrejtë, flet për frikën që djemtë kanë për të dashur një grua që ka vuajtur.

Fifi ka shpërndarë, gjithashtu, këngë që përshkruajnë dhimbjen e një dashurie të humbur, të plagosur nga tradhtia. Nëse mendonim se vetëm Fifi po dërgonte sinjale të trazuara, edhe Adis Patushi ka postuar mesazhe të ngjashme, të ngarkuara emocionalisht, që ngrenë pikëpyetje mbi situatën në çift. Ai ndau disa vargje të ndjera nga poeti i mirënjohur Agim Doci: “Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë/ Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë/ Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë/ Vetëm më iku, jeta e tërë… ”

Pavarësisht gjithë kësaj, as Fifi dhe as Adisi nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike që të konfirmojë ose të mohojë një ndarje.