Xhensila Myrtezaj ka zgjuar sërish vëmendjen e ndjekësve me urimin që i bëri reperit Ledri Vula për ditëlindje. Në një video të publikuar në Instagram, dyshja shfaqen mjaft të afërt, ndërsa Xhensila e shoqëron postimin me urimin: “Urime ditëlindjen”, të pasuar nga një emoji që nënkupton se ai është mbreti.
Ky gjest publik, shkruan pamfleti.net, ka rindezur spekulimet për një marrëdhënie më të ngushtë mes dy artistëve, të cilët u përfolën për një romancë pas publikimit të këngës së tyre të përbashkët “Ma kthe”, rreth dy muaj më parë. Klipi i këtij bashkëpunimi u komentua gjerësisht për kiminë që reflektonin ata në ekran, ndërsa paraqitjet e tyre të fundit në rrjete sociale kanë shtuar aludimet mbi një lidhje të mundshme.
I ftuar në një emision në Kosovë, Ledri mohoi të jetë në lidhje romantike me Xhensilën, por urimi i kësaj të fundit duket se le vend për interpretim. Sigurisht që Sila do i uronte datëlindjen kolegut, por mund të zgjidhte një foto më formale, apo edhe pa foto fare. Duket se këngëtarja e ka për zemër këtë marrëdhënie, pasi zgjedh pikërisht një fragment nga videoklipi ku çifti duket më intim se kurrë.
Duket se fillimisht kanë zgjedhur t’i lënë vend spekulimeve e në fund (siç ndodh rëndom në këto raste) do pranojnë më në fund se janë bashkë.

