KreuCelebrity

Në Itali e heqin nga Lacio, Elseid Hysaj i nënshtrohet vizitave mjekësore!

Elseid Hysaj ka zhvilluar dje vizitat mjekësore, bashkë me pjesën tjetër të skuadrës. Mbrojtësi i Kombëtares vazhdimisht përflitet në Itali për largimin nga Lacio, pasi nuk konsiderohet titullar dhe paga e tij është ndër më të lartat e ekipit.

Gjithsesi, sinjalet duken pozitive për sezonin e ri. Mauricio Sarri është në krye të skuadrës dhe Hysajt i ka besuar më parë. 

31-vjeçari është ndër lojtarët që ka më tepër eksperiencë në skuadër. Në total me Lacion numëron 126 paraqitje. Mbetet për t’u parë si do shkojë ky sezon ku i përfundon kontrata.