
E shoqëruar nga prindërit e saj, Princ William dhe Princesha Kate Middleton, si dhe vëllai i saj, Princi George, 10-vjeçarja Charlotte ishte e pranishme në tribunën qendrore për të ndjekur nga afër spektaklin e tenisit. Dhe megjithëse nuk ishte ajo në fushë, shprehjet e saj spontane gjatë ndeshjes “vodhën shfaqjen” në rrjetet sociale dhe në titujt kryesorë të mediave.

Në disa momente, ajo mbuloi fytyrën me duar, duke zbuluar thonjtë e saj të lyer me një rozë të ndritshme, një detaj i vogël që nuk iu shpëtoi kamerave. Pavarësisht moshës, Charlotte duket e lidhur ngushtë me këtë turne dhe atmosferën e veçantë që e karakterizon, dhe nuk heziton ta shprehë këtë entuziazëm në mënyrën më të ëmbël e natyrale.


-
A e dinit se dikur Kim Kardashian ka qenë asistentja e Paris Hilton?
14 Korrik, 11:03 -


