
Një skandal i rëndë ka shpërthyer në Spanjë, me në qendër yllin e Barcelonës, Lamine Yamal. Futbollisti e festoi ditëlindjen e tij të 18-të me një mbrëmje luksoze, ku morën pjesë shumë lojtarë dhe figura VIP, në një prej lokaleve më të njohura të Barcelonës. Megjithatë, festimet duket se kanë kaluar çdo kufi.
Shoqata e Personave me Akondroplazi, Displazi të tjera dhe Nanizëm në Spanjë ka reaguar ashpër, duke denoncuar përdorimin e personave me nanizëm si pjesë e shfaqjes së organizuar për këtë event. Sipas denoncimit, disa prej të pranishmëve në festë u “argëtuan” nga persona me nanizëm të kontraktuar enkas për këtë qëllim, çka është cilësuar si një veprim i papranueshëm dhe fyese nga shoqata në fjalë.

Denoncimi për përdorimin e personave me nanizëm gjatë festës së ditëlindjes së Lamine Yamal ka sjellë edhe reagimin e Ministrisë së të Drejtave Sociale në Spanjë. Kjo ministri, e cila prej vitesh përpiqet të ndalojë ligjërisht forma të tilla "argëtimi", i konsideron këto praktika si të dëmshme dhe diskriminuese ndaj kësaj shtrese të shoqërisë.
Në vijim të reagimeve, pritet që autoritetet policore të nisin hetimet mbi organizimin e mbrëmjes së futbollistit të Barcelonës. Yamal, sipas raportimeve, ishte përpjekur ta mbante festën tërësisht diskrete, duke ndaluar përdorimin e celularëve nga të ftuarit. Deri më tani, e vetmja video publike nga ngjarja është ajo e shpërndarë vetë prej tij në rrjetet sociale.
-
Sozia e Dafina Zeqirit? Blogerja nga Meksika po 'çmend' rrjetin!
14 Korrik, 10:18 -


