KreuCelebrity

Performanca spektakolare e Robbie Williams dhe Laura Pausinit para finales së Kupës së Botës për Klube!

 

Një muaj pasi zbuloi këngën e tij “Desire”, himnin e ri zyrtar të FIFA-s, Robbie Williams ka performuar mbrëmjen e djeshme në një duet me italianen Laura Pausini përpara 82.500 spektatorëve në stadiumin MetLife. Kjo hapësirë muzikore u zhvillua një orë e gjysmë para finales së Kupës së Botës për Klube midis Chelseat dhe PSG që startoi në orën 21:00.

FIFA zgjodhi për herë të parë një “koncert të madh hapës” para nisjes së finales, duke ndjekur modelin e famshëm të “Super Bowl Halftime Show”. Kjo vjen një vit pas performancës së Shakirës në finalen e Copa America, duke e kthyer edhe futbollin në një festë shumëdimensionale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Laura Pausini Official (@laurapausini)