BORDO është një revistë dedikuar 100 përqind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit. BORDO stream është faqja e kanalit zyrtar të BORDO në youtube, ku mund të gjeni intervistat ekskluzive të personazheve të njohur shqiptar, por jo vetëm.
Sindi Tona, vajza që shkrujti librin e saj të parë që në moshën 9-vjeçare, ka dhënë një intervistë ekskluzive për BORDO, ku ka treguar shumë për anën e saj artistike, librin e ri së fundmi dhe shumë të tjera rreth jetës së saj.
Sindi çfarë të frymëzoi të shkruaje librin tënd të parë?
"Unë e kam shkruajtur librin tim të parë kur kam qenë 9 vjeç dhe mendoj që nisi si një histori dhe si pasojë e një kretiviteti që unë e kam treguar që e vogël. Adhuroja lëndët e lidhura me artin, me kretivitetin, ne bënim teatër në shkollë fillore, gjuhë shqipe që unë e pëlqeja dhe e studjoja me shumë kënaqësi. Mendoj që të gjitha këto pasionet e mia të lidhura me imagjinatën dhe artin e fjalës më shtynë që të nisja të bëja një histori për fëmijë, kam qenë e vogël dhe mendoj që kam shkruajtur atë që kam dashur të lexoja si fëmijë. Me këtë llogjikë dhe me këtë mendim duhet të kem ecur mendoj në ato vite sepse u bë pak kohë. Ajo historia morri një formë dhe doli një libër i vogël por mendoj shumë i bukur për fëmijët e asaj moshe."
Si ka ndryshuar stili yt i të shkruarit nga libri i parë tek i treti?
"Mendoj që ka ndryshuar shumë edhe unë jam një njeri që siç e lavdëroj veten kur e ndjej që e meritoj për një punë që kam bërë ashtu dhe e kritikoj kur gjykoj që gjërat që bëj nuk janë në nivelin që do të kisha unë dëshirë. Por mendoj që ka ndryshuar shprehia me kalimin e viteve unë kam lexuar më shumë dhe duke lexuar shumë perfeksionon dhe mënyrën e të shkruarit. Gjen veten si shkrimtare e re, çfarë të pëlqen ty të lexosh dhe si mundesh ti atë ta kthesh në shkrim. Gjen zhanerin ku mund të bësh një punë më të mirë si shkrimtare dhe mendoj që formimi, edukimi, shkolla, të lexuarit, shprehia, ka ndryshuar dhe mënyra se si unë e shijoj si shkrimtare eksperiencën dhe sa i dedikohem."
A ndjek ndonjë ritual kur shkruan?
"Unë e kam të vështirë të shkruaj në shtëpi, dua të dal dhe të ulem në një vend të qetë jashtë ambjentit të shtëpisë, sepse aty kam më shumë shpërqendrime dhe kam tendencën ta anashkaloj."
Kush është Sindi pas librave?
"Unë jam një njeri që përpiqem jetës t’i gjej diçka të bukur dhe të mirë në çdo sekondë. Dua të jem shumë e lumtur për gjërat që kam dhe dua të vlerësoj çdo gjë të vogël që kam në jetën time. Gjej lumturinë tek gjërat e vogla. Jam studente në Fakultetin e Drejtësisë. Kam një rreth të vogël njerëzish që i konsideroj shumë të afërt me të cilët kaloj kohën edhe orët e përditshmërisë time. E pëlqej shumë filmin kështu që kaloj shumë kohë edhe duke parë filma para ekranit. Kam qejf të lexoj kur nuk jam duke shkruajtur."
Si do ta përshkruaje veten për dikë që nuk ka lexuar ende asgjë nga ty?
"Unë jam përpjekur shumë të krijoj një libër i cili është interesant për lexuesin dhe ecën, ngjarjet rrjedhin dhe të vjen natyrshëm që ta përfundosh veprën. Jam përpjekur që me librin e parë të shkruaj diçka që unë si lexuese do të doja që ta lexoja dhe mendoj që edhe lexuesi do të kuptojë për mua mënyrën se si unë parapëlqej të shprehem edhe se si i lidh mendimet dhe shprehitë e mia."
Cilat janë gjërat që të japin paqe përtej fjalëve dhe letrës?
"Familja ime, njerëzit që unë kam zgjedhur t’i bëj pjesë të ngushtë të rrethit dhe të jetës time. Mendoj që lumturia vjen tek njerëzit me të cilët ndan gëzimet, arritjet. Dhe mendoj që kjo është përmbushja ime më e madhe."
Cila është rutina jote e përditshme kur nuk je duke shkruar?
"Zakonisht dita më gjen disa orë në univeristet, kjo është pjesë e rutinës së përditshme. Pastaj përpiqem të bëj kohë për shoqërinë time. Zakonisht kam një rutinë timen që më pëlqen të eci shumë, kam dëshirë të paktën 1-2 orë t’ia dedikoj aktivitetit fizik në palestër. Me shumë dëshirë gjej kohë që të eci në natyrë jashtë vetëm."
Përveç letërsisë a ka forma arti të cilat të frymëzojnë?
"Po unë e dua shumë televizionin, dua shumë kinematografinë. Ka qenë një ndër degët e para që unë kam dashur të ndjek, regji filmi dhe skenar. Skenari përputhet përputhet shumë mirë dhe me pasionin për letërsinë. Filmi më pëlqen shumë si formë e artit, e kam zhvilluar si pasion dhe si dëshirë që e vogël."


