Gjykata e Apelit në Romë ka lënë në fuqi vendimet e mëparshme për çështjen e kërcënimeve mafioze të drejtuara ndaj autorit Roberto Saviano dhe gazetares Rosaria Capacchione.
Kërcënimet ishin bërë nga kreu i Camorrës, Francesco Bidognetti, dhe avokati i tij Michele Santonastaso gjatë procesit gjyqësor të njohur si “Spartacus” në vitin 2008. Sipas vendimit të sotëm, Bidognetti është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, ndërsa Santonastaso me 1 vit e 2 muaj.
View this post on Instagram
Pas njoftimit të vendimit, Saviano u përlot dhe u shpreh me emocion: “Më kanë vjedhur jetën!” Ai e përshkroi këtë si një fitore të rëndësishme për lirinë e medias dhe për gazetarinë që nuk dorëzohet përballë kërcënimeve të mafies.
-
-
Larg vëmendjes së mediave, Andrea ndan momente me familjen!
15 Korrik, 10:58


