Lauren Sanchez tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në rrugët e Parisit ditën tjetër. Gruaja e miliarderit Jeff Bezos darkoi jashtë dhe zgjodhi një veshje më shumë se të guximshme nga sa ka mbajtur më parë.
Ish-gazetarja 55-vjeçare krenohet me një figurë të lakmueshme që i lejon asaj të veshë absolutisht çdo gjë. Këtë herë, Lauren u pa në rrugët e Parisit me një fustan të ngushtë mini prej lëkure të kuqe me një dekolte të thellë.
Bashkëshortja e themeluesit të Amazon e kompletoi pamjen e saj me sandale të larta të zeza me taka, një çantë elegante të zezë dhe një palë syze dielli në të njëjtën nuancë. Imazhet u bënë virale edhe në internet, dhe nëse në të kaluarën ajo kritikohej ashpër për mënyrën se si vishet, këtë herë përdoruesit e internetit e lavdëruan, edhe pse disa sërish nuk hoqën dorë nga ironia.
“Në fytyrë, ka ende punë për të bërë, por trupin e ka yll”, komentoi një përdorues i rrjeteve sociale. "Ata prej jush që tallen me të, në fakt, do të donin të dukeshin dhe vetë kështu”, shkroi një tjetër. "Zonja me të kuqe është e mrekullueshme", "Sa mirë te rri", "Tani që është gruaja e Jeff Bezos, ajo ka ndryshuar stilin e saj", ishin disa nga komentet e tjera.


