KreuFashion

Çanta origjinale “Hermes” e Jane Birkin shitet me 8.6 milionë euro në ankandin e Parisit!

 

Në një ankand të zhvilluar në Paris, çanta “Hermes” e modelit “Birkin” u shit me çmimin rekord prej 8.6 milionë eurosh. Blerësi nuk bëhet i ditur, por me këtë ankand u arrit në një rekord të vlerës. Bëhet fjalë për çantën e krijuar për këngëtaren Jane Birkin në vitin 1985 e cila kishte ngritur shqetësimin se nuk kishte hapësirë për të mbajtur aksesorët që i duheshin. 

Pikërisht nga kjo kërkesë u rëalizua modeli i skicuar me qesen e emergjences se avionit. Prej atëherë ajo doli edhe në treg duke u kthyer në një simbol për gratë, por dhe e preferuar nga aktore e modele si Kate Moss, Victoria Beckham dhe Jennifer Lopez. Megjithatë një koleksionist japonez kishte arritur të siguronte çantën e parë duke përfituar tashmë vlerën marramendëse. Kjo çante e zezë, lëkurë luksoze E punuar 100% me dorë.

Morgane Halimi, drejtore globale e çantave dhe modës në Sotheby's, e quajti çmimin një "dëshmi tronditëse e fuqisë së koleksionistëve që kërkojnë objekte të jashtëzakonshme me prejardhje unike, për të zotëruar origjinën e saj". Jane Birkin, e cila vdiq në vitin 2023 në moshën 76-vjeçare, e mbajti çantën origjinale për një dekadë dhe e dhuroi atë në një ankand për të mbledhur fonde për një organizatë kundër AIDS-it në vitin 1994.