
Natália Cavanellas, influencuese dhe sipërmarrëse e njohur nga Brazili, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare pas ndërlikimeve serioze që u shfaqën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale kozmetike në São Paulo. Sipas raportimeve të CNN Brasil, ajo pësoi një arrest kardiorespirator gjatë procedurës. Autoritetet e Sekretariatit të Sigurisë Publike të São Paulos e kanë klasifikuar rastin si një “vdekje e papritur”, ndërkohë që Instituti i Mjekësisë Ligjore po vijon autopsinë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Në rrjetet sociale, Cavanellas njihej për përkushtimin e saj si nënë, grua dhe lidere në sipërmarrje. Ajo udhëhiqte një komunitet me mbi 800 gra sipërmarrëse dhe kishte një audiencë të gjerë në Instagram, më shumë se 100 mijë ndjekës në llogarinë e saj personale dhe rreth 30 mijë të tjerë në faqen e saj të dedikuar për rrjetëzim dhe strategji pozicionimi.
Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të influencueses dhe sipërmarrëses braziliane Natália Cavanellas e ka konfirmuar bashkëshorti i saj, Rafael Thomazella, përmes një postimi emocional në Instagram.

"Natália ishte një grua e mrekullueshme, e pavarur, profesioniste dhe e dashur. Do t’ia tregoj gjithmonë Manoellës se sa e jashtëzakonshme ishte nëna e saj", shkroi ai, duke ndarë edhe momente familjare me ndjekësit.
Cavanellas, 40 vjeçe, ndërroi jetë pas ndërlikimeve të rënda gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale kozmetike në São Paulo. Sipas CNN Brasil, ajo pësoi një arrest kardiorespirator gjatë procedurës. Rasti është regjistruar si “vdekje e papritur” nga Sekretariati i Sigurisë Publike, ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore po vijon hetimet për të përcaktuar shkakun përfundimtar të vdekjes. Mjeku Edgar Lopez, që kreu operacionin, përmes përfaqësuesve të tij deklaroi se ndërhyrja ishte kryer në kushte të rregullta spitalore, me respektimin e të gjitha protokolleve të sigurisë dhe pas përfundimit të ekzaminimeve paraoperative.
"Fatkeqësisht, pacientja zhvilloi një ndërlikim serioz të përputhshëm me embolizmin pulmonar – një rast i rrallë, por i dokumentuar në literaturën mjekësore si i mundshëm, edhe kur merren të gjitha masat parandaluese", thuhej në deklaratë.
Lajmi për vdekjen e Natália Cavanellas ka tronditur komunitetin e saj dhe rrjetet sociale, ku ajo njihej për përkushtimin ndaj fuqizimit të grave dhe ndërtimin e një rrjeti mbështetës me mbi 800 gra sipërmarrëse. Me mbi 100 mijë ndjekës në profilin e saj privat dhe rreth 30 mijë në faqen e saj profesionale, Cavanellas ishte një zë i rëndësishëm në botën digjitale dhe atë të biznesit.


