Kanye West,u rikthye në skenë përballë një stadiumi plot në Shanghai, por gjerat nuk shkuan sipas planit per reperin e njohur edhe si Ye! Koncerti i mbajtur më 12 korrik në një arenë me kapacitet 70 mijë vendesh përfundoi mes polemikash, kritikash dhe thirrjesh për rimbursim të biletave.
Përtej shiut të rrëmbyeshëm dhe vonesës 45-minutëshe për shkak të problemeve teknike, fansat nisën të shprehin hapur zhgënjimin e tyre. Në rrjetet sociale, u shpërndanë video ku Ye akuzohet për përdorim të lip-sync-ut (këndim me regjistrim) dhe për mungesë totale të energjisë në skenë. Madje, sipas shumë pjesëmarrësve, mikrofoni ishte thuajse i padëgjueshëm gjatë gjithë performancës
Çmimet e biletave varionin nga 980 deri në 2680 juan (rreth 102–278 paund), dhe kjo ishte edhe një arsye më shumë pse mjaft fansa shpërthyen në pakënaqësi, duke brohoritur në kor për rimbursim. Kulmi i pakenaqesise mberriti në pjesën e fundit të shfaqjes, Kanye u zhduk nga skena për më shumë se 20 minuta, ndërkohë që këngët e tij vazhdonin të dëgjoheshin në sfond, pa asnjë shpjegim.


