
Sydney Sweeney, aktorja 27-vjeçare e njohur për rolin në serialin “Euphoria”, është në përgatitjet e fundit për të lançuar linjën e saj të të brendshmeve. Nisma po mbështetet financiarisht nga disa investitorë të profilit të lartë, përfshirë edhe miliarderin Jeff Bezos.
Lajmi doli në dritë pasi Sydney Sweeney u vu re në dasmën e shumëpërfolur të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia një prani që ngjalli kureshtje, pasi nuk dihet të kenë një lidhje të ngushtë personale. Sipas burimeve nga Daily Mail dhe Us Weekly, pjesëmarrja e saj lidhet me një bashkëpunim të ri biznesi. Aktorja ka siguruar mbështetje nga Coatue Innovation Fund — një fond investimesh prej 1 miliard dollarësh, ku ndër investitorët përfshihen Jeff Bezos dhe Michael Dell. Një nga mbështetësit kryesorë të projektit të saj është Ben Schwerin, partner në këtë fond.
"Është një projekt madhor për të, ka punuar për të prej më shumë se një viti,” tha një burim për Us Weekly.

Krahas nisjes së linjës së të brendshmeve, Sydney Sweeney përflitet edhe si kandidate për rolin e vajzës së re të James Bond, çka mund të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e saj filmike. Në qershor, Amazon MGM Studios mori përsipër realizimin e adaptimit kinematografik të Split Fiction, ku ajo interpreton një rol kryesor. Prania e saj në dasmën e Jeff Bezos, themelues i Amazon, u interpretua nga disa si një gjest simbolik ndaj 'punëdhënësit të saj të ardhshëm'.
Me këtë lëvizje të re në sipërmarrje dhe projekte të mëdha në ekranin e madh, Sweeney po e forcon gjithnjë e më shumë pozicionin si një nga emrat më premtues në botën e aktrimit dhe biznesit.
-
Upss! Loredana Brati dhe Don Xhoni në një lidhje dashurie?
16 Korrik, 11:31 -


